Largohet Morata, Milani transferon sulmuesin e Feyenoordit
Santiago Gimenez do të jetë sulmuesi i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur akordin për firmën me futbollistin, teksa kanë bindur Feyenoordin në një marrëveshje të vlefshme prej 35 milionë Eurosh.
Klubi holandez do të mbajë gjithashtu një përqindje të rishitjes së tij në të ardhmen, që është bërë pjesë e marrëveshjes. 23-vjeçari pason në “San Siro” Alvaro Moratën, me spanjollin që do t’i bashkohet Gallatasaray.
Bisedimet intensive mes palëve u kurorëzuan me sukses, teksa meksikani do ketë mundësi për të treguar cilësitë ndaj Feyenoordin në raundin Play-Off të Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

