Lautaro dhuron show në Udine, Interi le pas humbjen në derbi

Interi ka lënë pas humbjen në derbi dhe ka marrë një fitore në transfertë përballë Udinezes, me rezultatin 2-3. Fratessi shënoi për miqtë, duke bërë që zikaltërit të marrin një avantazh të dukshëm në fushë. Interi fitoi një penallti në limitet e kohës e cila u shndërrua në gol nga Martinez për t’i mbyllur 45 minutat me fitore. Në pjesë e dytë, Interi arriti të gjejë menjëherë golin sërish me Lautaron, i cili mesa duket po merr formën e tij më të mirë. Vendasit e shkurtuan rezultatin 5 minuta para fundit, por nuk mundën të bënin më shumë për të dalë me pikë nga ky takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?