Lautaro Martinez drejt largimit nga Interi, 3 alternativa për pasuesin e tij
Lautaro Martinez do të largohet nga Interi me shumë mundësi. Oferat për sulmuesin argjentinas nuk mungojnë dhe Barcelona ndodhet në avantazh për shërbimet e tij. 22-vjeçari e ka shprehur disa herë që do i pëlqente të luante në një skuadër me Leo Messin, ndërsa Interi po mendon për pasuesin e tij.
Mediat italiane zbulojnë tre opsionet për sulmin zikaltër. Interi pëlqen Timo Werner (Leipzig), Anthony Martial (Manchester United) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal). Klubi italian do të shpenzojë një pjesë të parave që do përfitojë nga shitje e Lautaros për njërin nga këta tre sulmues.