Lautaro Martinez i thotë “po” Barcelonës, por Interi reziston

Lataro Martinez

Do të jetë një verë e gjatë për Interin dhe Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas është objektivi i parë i skuadrës së Barcelonës, teksa çdo ditë që kalon lajmet për këtë lëvizje sa vijnë dhe shtohen.

Sipas mediave spanjolle Lautaro i ka thënë ‘po’ Barçës që i ka garantuar edhe një vend titullari në skuadër. Tashmë detyra më e vështirë për klubin blaugrana është të bindë Interin që kërkon t’ia ngrejë nga 111 milionë euro në 150 milionë euro klauzolën e largimit 22-vjeçarit.

Në këto kohe krize financiare nga koronavirusi, për Barcelonën janë shumë dhe 111 milionë euro dhe jo më 150 dhe për këtë arsye për të ulur koston e transferimit klubi blaugrana kërkon të përfshijë në marrëveshje si shkëmbim lojtarë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Lautaro për të cilin interesohen edhe Chelsea e Manchester City, ndaj dhe klubi zikaltër nuk do të pranojë asnjë ulje të çmimit në negociatat me Barcelonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?