Lautaro Martinez me fat, Agustina po e mban në formë gjatë ditëve të izolimit
Lautaro Martinez po e shijon karantinën. Sulmuesi argjentinas vazhdon të stërvitet rregullisht në shtëpi dhe është padiskutim me fat, pasi e dashura e tij, Agustina Gandolfo, është instruktore palestre.
Çifti simpatik po stërviten së bashku në karantinë dhe nuk ngurrojnë t’i publikojnë ushtrimet e tyre në rrjetet sociale. Agustina ndiqet nga më shumë se 500 mijë fansa në Instagram dhe fotot e videot e saj, marrin vëmendje të madhe.
Bukuroshja argjentinase 24 vjeçare po kujdeset më së miri për Lautaro Martinezin dhe të dy së bashku, po kalojnë ditë fantastike në krah të njëri-tjetrit.