Lautaro Martinez, mes favoritëve për të fituar “Topin e Artë”
Lautaro Martinez është ndër katër favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë të vitit 2024.
Botuesi i “L’Eqiupe”, i cili zotëron edhe të famshmen “France Futboll” (krijoi çmimin në vitin 1956, i organizuar së bashku me UEFA-n këtë vit), nxori në pah kapitenin e Interit, të freskët nga sukseset në Serie A dhe Copa America, duke e konsideruar ndër katër favoritët së bashku me Rodrin, Bellinghamin dhe Vinicius.
Konkurrenca është shumë e fortë, duke qenë se sulmuesit të Interit do t’i duhet të përballet me mesfushorin spanjoll, që sapo ka fituar Euro 2024 dhe Premier League me Manchester City-n, dhe sulmuesit e Realit të Madridit, të cilët fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve edhe nëse nuk ia dolin të triumfonin respektivisht me Anglinë dhe Brazilin.
Carvajal, ndërkohë fitoi gjithçka: La Ligan dhe Championsin me Realin e Madridit dhe Euro 2024 me Spanjën. Më 28 tetor do të mësohet se cili do të jetë trashëgimtari i Messit.
KOHA JONË SONDAZH

