Lautaro pranë rinovimit me Interin, do të ketë klauzolë anti-Juve

Lautaro Martínez dhe Inter, janë gjithnjë e më pranë rinovimit. Klubit zikaltër prej kohësh është në tratativa për kontratën e re, që do të zgjasë deri në vitin 2024. Argjentinasi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Ka marrëveshje totale, vetëm nënshkrimet që do të mbërrijnë së shpejti mungojnë. Klauzola prej 111 milion euro mbetet dhe ka një klauzolë anti-Juve prej 150 milion euro, siç është raportuar tashmë gjerësisht në muajt e fundit.

Topi tani është në duart e agjentëve të lojtarit: vullneti i lojtarit ka qenë gjithmonë për të gjetur një marrëveshje me klubin. Edhe nëse do të ketë ndryshime të pronësisë, kjo pritet të mos ndikojë në të ardhmen e Lautaros.

SHKARKO APP