Lazio dhe Lyon futen në garë për transferimin e Marash Kumbullës
E ardhmja e Marash Kumbulla është një enigmë gjithnjë e më e ndërlikuar: në javët e fundit të merkatos së dimrit u duk se do të gjente gjuhën e përbashkët, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Prej muajsh Interi po negocion për arritjen e një akordi, por klube të tjera kanë shtuar interesimin.
Sipas Sportmediaset, Lyon është shumë i interesuar për futbollistin e Hellas Verona për të zëvendësuar Andersen. Presidenti Aulas ka vënë në shënjestër edhe Demiral, por skuadra bardhezi do të hiqte dorë vetëm në një shkëmbim me Aouar.
Fiorentina e Rocco Commisso gjithashtu është shfaqur shumë e interesuar në javët e fundit, ndërkohë që hapin konkret mund ta bëjë Lazio. “Il Messaggero” raporton se klubi bardhekaltër është në kërkim të një mbrojtësi cilësor për sezonin e ardhshëm ku mund të luajë në Champions League.
Kumbulla është futbollisti perfekt në strategjinë e Drejtorit Sportiv, Igli Tare, i cili njihet për aftësitë e tij në blerjen e talenteve më të spikatur. /R.Lika-Koha Jone/