Lazio dhe Roma bëjnë “paqe” në derbi, mbyllet pa gola

Derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës nuk solli fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho festoi në minutë ne 13-të golin e Cristante, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Lacialët iu afruan shumë golit me Luis Alberton në mesin e pjesës së parë, fati nuk ishte me spanjollin, me topin që u ndal vetëm nga shtylla. Në minutën e 44-të, Luis Alberto shpërdoroi një mundësi të artë, duke mos gjetur dot katërkëndëshin e mbrojtur nga Rui Patricio.

Në pjesën e dytë Roma qarkulloi topin, pa mundur dot të bëjë ndryshimin në sulm. Vetëm 8 minuta lojë për Elsi Hysaj, i cili u aktivizua në fund nga trajneri Sarri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?