FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio dhe Roma s’dinë të fitojnë, verdhekuqtë sulmojnë arbitrin pas ndeshjes (VIDEO)

Roma dhe Lazio vazhdojnë të zhgënjejnë në Seria A. Dy skuadrat e kryeqytetit kanë marrë nga një pikë në ndeshjet e tyre respektive.

Lazio barazoi 2-2 në transfertën ndaj Bolognës. Dy gola të Immobiles nuk i mjaftuan skuadrës së Inzaghit. Krejci dhe Palacio shënuan dy herë në portën e Strakoshës, ndërkohë që Corrrea humbi penalltinë vendimtare në fundin e kohës së rregullt.

Roma ndërkohë barazoi 1-1 me Cagliarin. Joao Pedroi zhbllokoi me penallti rezultatin në minutën e 26-të, por Cepittelli dërgoi topin në portën e tij 5 minuta më pas. Në fundin e kohës së rregullt Kalinic shënoi golin e avantazhit për romanët, por arbitri e anuloi me VAR. Pas ndeshjes pati polemika të shumta teksa drejtues të verdhekuqve sulmuan verbalisht arbitrin. Atalanta mundi 3-1 Leccen, duke u ngjitur në vendin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?