Lazio hidhet në sulm për marrë Armando Brojën në Seria A

Lazio ka nisur lëvizjet në merkato dhe një nga emrat që ka dalë në skenë është ai i Armando Brojës. Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, klubi italian po punon për të sjellë në Serie A sulmuesin shqiptar, i cili aktualisht është pjesë e Burnleyt.

Broja, i cili sezonin e kaluar u përball me një situatë të vështirë pas rënies së Burnleyt në Championship, mund të largohet këtë verë dhe Lazio po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

Operacioni mund të realizohet me kosto të përballueshme për klubin kryeqytetas, pasi drejtuesit e Burnleyt duket se janë të gatshëm ta lejojnë largimin e sulmuesit edhe në formën e huazimit, pa përfshirë detyrimin e blerjes përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lazio tashmë po vlerëson detajet e marrëveshjes, ndërsa Broja mbetet një profil interesant për repartin ofensiv të skuadrës italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?