Lazio i shkakton humbje të hidhur Milanit të Allegrit në Seria A

Lazio mori një fitore të rëndësishme përballë Milanit me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 26-të nga sulmuesi danez Gustav Isaksen, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në pjesën e parë.

Pavarësisht dominimit të Milanit në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur golin e barazimit, kuqezinjtë nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Falë kësaj fitoreje, Lazio ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë në tabelën e kampionatit. Ndërkohë, Milani mbetet me 60 pikë në vendin e dytë të renditjes, duke mos shfrytëzuar ndalesën e Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?