Lazio kërkon moviolën në fushë në Kupën e Italisë

Lazio kërkon moviolën në finalen e Kupës së Italisë. Presidentit të bardhekaltërve, Claudio Lottito dhe Drejtrorit Sportiv Igli Tare, nuk i kanë pëlqyer aspak episodet që ndodhën në transfertën e Genovas, ku arbitrimi nga ana e gjyqtarit kryesor të kësaj sfide la shumë për të dëshiruar.

Për te evituar që polemikat të përshijnë dhe finalen e Kupës së Italisë, atë mes Juventusit dhe Lazios, dyshja e klubit kryeqytetas, ka kërkuar që në fushë të aplikohet moviola në fushë.

Përdorimi i tekonoligjisë në këtë finale është kërkuar disa herë nga Presidenti i shoqatës së arbitrave, Marcelo Nichi, por më parë është i nevojshëm aprovimi i Fifa-as dhe Ifab. Ky i fundit është organi ndërkombëtar që përcakton dhe modifikimet në rregullore e paracaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja e Kupës së Italisë do të luhet më 2 Qershor, por nëse bardhezinjtë do të arrijnë në finalen e Champions League, atëherë do të këtë një spostim dhe me shumë gjasa do të luhet më 17 Maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?