Lazio me mendjen tek Atalanta, rikuperon Strakoshën
Kur mungojnë edhe 21 ditë nga rifillimi i kampionatit, Napoli duket në rrugën e duhur sa i përket përgatitjeve. Trajneri Inzaghi e ka pasur të gjithë skuadrën në dispozicion, duke punuar në grup, krej ndryshe nga disa ditë më parë.
Lajm shumë pozitiv është rikthimi i Thomas Strakoshës, i cili ditën e djeshme ka zbritur në fushën e lojës. Portieri shqiptar sipas mediave italiane është rikuperuar, por do të duhen edhe pak ditë për të gjetur formën e tij më të mirë.
Portieri shqiptar pritet që të jetë gati për ndeshjen e parë pas rikthimit të kampionatit ndaj Atalantës, teksa këtë sezon ka qenë vendimtar me pritjet e tij. /R.Lika-Koha Jone/