Lazio mund thellë Monzan dhe rikthehet në vendin e katërt

Lazio rikthehet në vendin e katërt në renditjen e Seria A. Skuadra bardhekaltër mori një fitore të thellë 5-1 ndaj Monza-s.

Marusic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë Pedro me dopietë, Castellanos si dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave. Te miqtë golin e vetëm e realizoi Stefano Sensi me penallti.

Lazio me këtë sukses shkon në vendin e katërt me 45 pikë, dy më shumë se Juventusi. Monza mbetet e fundit me vetëm 13 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP