Lazio nuk e regjistron në Seria A, shqiptari Hysaj drejt Turqisë ose Arabisë
I grumbulluar në Kombëtare për Nations League, por i përjashtuar luksi nga skuadra e Lazio-s. Kjo është situata e Elseid Hysajt. Edhe pse u aktivizua për disa sekonda në ndeshjen e fundit kundër Milanit dhe një javë më parë regjistroi 9 minuta në fushë ndaj Udinese-s, tashmë kuqeziu nuk do të ketë më mundësinë të luajë.
Mediat italiane kanë njoftuar se mbrojtësi shqiptar mbeti jashtë listës së futbollistëve të regjistruar në Serie A. Tashmë është radha e Hysaj-t dhe menaxherëve të tij të gjejnë një destinacion të ri. Edhe pse situata është e komplikuar, duke qenë i paregjistruar për këtë sezon të ri, mbrojtësi i Kombëtares mund të transferohet kudo. Merkato është ende e hapur në Turqi ose në Arabinë Saudite, ku mund të ketë klube të interesuara të marrin shërbimet e Hysajt.
E ardhmja e 30-vjeçarit të jetë e pasigurt. Nëse nuk arrin të gjejë një skuadër tëre, ai do të mbetet te Lazio, ku do të stërvitet por nuk do të ketë mundësi të zbresë në fushë. E vetmja mundësi për tu regjistruar në kampionatin italian dhe të luajë vetëm në rast të dëmtimeve të rënda të shokëve të skuadrës.