Lazio sqaron aksidentin e frikshëm të Immobile-s: Ka shtrembërim të shtyllës kurrizore

Kapiteni i Lazios, Ciro Immobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm. Klubi ka dalë në një deklaratë për shtyp teksa ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të futbollistit.

“Sulmuesi pësoi një traumë me shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë në brinjën e 11-të nga ana e djathtë. Kushtet aktualisht janë të mira. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë”, thuhej në deklaratë.

Bashkë me sulmuesin e Lazios brenda në makinë gjatë aksidentit, ishin dhe dy vajzat e tij. Në këtë aksident janë përfshirë disa makina të tjera dhe 7 persona janë transportuar me ambulancë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?