Leao bën një hap pas: Shpresoj të rikthehem të fitojë sërish me Milanin!

Një postim i Rafael Leao në rrjetet sociale ka ndezur diskutimet mbi të ardhmen e tij te Milan, pas një sezoni që vetë sulmuesi portugez e përshkroi si tepër të vështirë si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht.

Në mesazhin e publikuar në profilet e tij zyrtare, Leao foli hapur për periudhën e komplikuar që ka kaluar gjatë sezonit, duke falënderuar njerëzit që i kanë qëndruar pranë dhe duke shprehur dëshirën që Milani të rikthehet te suksesi.

“Ka qenë një periudhë që ka vënë në provë formën time fizike dhe ekuilibrin tim mendor. Vetëm ata që e kanë përjetuar nga afër me mua e dinë sa e vështirë ka qenë. Dua të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur gjithçka që ky sezon të merrte një drejtim ndryshe. Shpresoj që Milani të rikthehet te momentet e lavdisë dhe të triumfojë sezonin e ardhshëm”, shkroi sulmuesi portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Leaos vjen në fund të një sezoni të trazuar për kuqezinjtë dhe në një moment kur e ardhmja e tij në Milano është vënë seriozisht në diskutim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve, interes konkret për portugezin kanë shfaqur Galatasaray dhe Fenerbahçe, të cilat raportohet se kanë paraqitur oferta të rëndësishme ekonomike për ta bindur të transferohet në Turqi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?