Leao mban të bllokuar merkaton e Milanit, e ardhmja mund të jetë në Turqi
E ardhmja e Rafael Leão te Milan mbetet e paqartë, ndërsa interesimi nga Turqia po bëhet gjithnjë e më konkret. Sulmuesi portugez i është bashkuar skuadrës në grumbullimin stërvitor në Australi, por zërat për një largim të mundshëm vazhdojnë të dominojnë merkaton.
Sipas gazetarit turk të merkatos Yagiz Sabuncuoglu, Leão ka dhënë sinjale pozitive për një transferim te Galatasaray ose Fenerbahçe, dy klubet që aktualisht po zhvillojnë kontakte me Milanin. Ndërkohë, nga Premier League dhe La Liga nuk raportohet për ndonjë ofertë konkrete.
Pengesa kryesore mbetet vlera e kartonit. Milani kërkon 60 milionë euro dhe synon të arkëtojë të paktën 50 milionë nga një shitje përfundimtare. Klubi kuqezi nuk është i gatshëm të pranojë formulën e huazimit, qoftë me detyrim apo me të drejtë blerjeje.
Sipas raportimeve, Fenerbahçe ka paraqitur një paketë prej 42 milionë eurosh për Milanin dhe një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon për lojtarin. Nga ana tjetër, Galatasaray, edhe pse ka më pak mundësi financiare për të paguar kartonin, po përpiqet ta bindë portugezin me një kontratë prej 12 milionë eurosh në vit dhe mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Milani ka investuar tashmë rreth 100 milionë euro në merkato për afrimet e Gonçalo Ramos, Mario Gila dhe Diaëara, ndaj largimi i Leaos shihet si çelësi për të financuar përforcime të tjera.
Në rast të shitjes së portugezit, drejtuesit kuqezi synojnë të afrojnë një mesfushor ofensiv për skemën 3-4-2-1 të trajnerit Rúben Amorim. Mes emrave të përfolur janë Matías Soulé i Romës, Franco Mastantuono i Real Madridit dhe talenti i Arsenal FC, Ethan Nëaneri.
Pavarësisht spekulimeve, Leão i është bashkuar grupit në Perth dhe ka zhvilluar stërvitjet e para, fillimisht me program të personalizuar, përpara se të integrohet plotësisht me ekipin në prag të ndeshjeve miqësore.
KOHA JONË SONDAZH

