Leao thumbon Milanin: Galatasaray më kërkonte prej dy muajsh, kanë besim te unë!

Vetëm dhjetë ditë pas transferimit të përhershëm te Galatasaray, Rafael Leao ka shkaktuar reagime te tifozët e Milanit me disa deklarata të bëra në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Sporting Lisbonës, ish-klubit të tij.

Sulmuesi portugez foli për prapaskenat e transferimit në Stamboll dhe vlerësoi maksimalisht përpjekjet e Galatasarayt për ta bindur që t’i bashkohej klubit turk. Fjalët e tij u interpretuan nga një pjesë e tifozëve të Milanit si një thumbim ndaj ish-klubit.

“Dua të falënderoj Galatasarayn për gjithçka që bënë për transferimin tim. Ata më kërkonin prej dy muajsh. Gjithmonë kam besuar te Galatasaray dhe vendosa të vija këtu. Më dhanë mundësinë të rikthehem të luaj në Champions League. Tifozët e Galatasarayt janë të pabesueshëm”, deklaroi Leao.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portugezi foli edhe për rolin e tij në fushë, duke theksuar se është i gatshëm të luajë aty ku skuadra ka më shumë nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndihem rehat në çdo pozicion. Gjëja më e rëndësishme është të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin. Kam ardhur këtu për të ndihmuar skuadrën. Për mua nuk ka rëndësi se në cilin pozicion luaj”, u shpreh 26-vjeçari.

Leao foli edhe për gjendjen e tij fizike, duke konfirmuar se është rikuperuar nga një dëmtim i vogël.

“Fizikisht jam mirë. Kisha një dëmtim të vogël, por e kam kaluar rreth dy javë më parë dhe tani jam rikthyer. Stafi i Galatasarayt më ndihmoi të rikuperohesha shpejt. Jam gati për ndeshjen e nesërme”, tha ai.

Kur u pyet nëse do ta nisë ndeshjen si titullar, Leao u përgjigj me një buzëqeshje: “Këtë nuk e di”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?