LeBron James rinovon për dy vite, më i paguari në historinë e NBA

MEMPHIS, TN - DECEMBER 29: LeBron James #6 of the Los Angeles Lakers smiles during a game against the Memphis Grizzlies on December 29, 2021 at FedExForum in Memphis, Tennessee. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2021 NBAE (Photo by Joe Murphy/NBAE via Getty Images)

LeBron James ka rinovuar me dy vite të tjera kontratën e tij me skuadrën e Lakers, nga e cila do të përfitojë 97.1 milionë dollarë. Lojtari ka të drejtën e rinovimit edhe më një vit të kontratës me skuadrën kaliforniane.

Kontrata e re do të skadojë në verën e vitit 2024. Kontrata e “King James” ishte drejt fundit dhe ai do të luajë në NBA të paktën deri në moshën 40-vjeçare.

Në dhjetor, ai do të mbushë 38 vjeç. Falë kontratës së re, LeBron James do të arrijë kuotën e 532 milionë dollarëve të arkëtuara në karrierën e tij.

Ai bëhet kështu lojtari që ka fituar më shumë të ardhura në karrierë falë rrogës, duke thyer çdo rekord, në çdo epokë.

SHKARKO APP