Lecce “mace e zezë” e të mëdhave, pas Juves ndal edhe Interin (VIDEO)

Interi bën ndalesën e dytë radhazi në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lecces.

Zikaltrit në fakt do të kalonin të parët në avantazh me Bastonin që shënoi me kokë në minutën e 72-të. Gjithsesi vendasit do të kundërpërgjigjeshin vetëm pas 5 minutash me kapitenin Mancosu, i cili shfrytëzoi më së miri një passim të Majer në zonë.

Kujtjmë që Lecce në fazën e parë arriti që të ndalte edhe Juventusin me të njëjtin rezultat. Zikaltrit ngjiten në kuotën e 47 pikëve, një më pak se Juventusi, që do të luajë në mbrëmje ndaj Parmës.

SHKARKO APP