Leeds e Latina në gjurmët e Edgar Çanit, të ardhmen e tij e vendos Katania
Edgar Cani është drejt largimit nga Katania. Ai u ble dy sezone me parë nga Katania, kur kjo skuadër ishte në Seria A, por ka luajtur shumë pak dhe ka qenë i huazuar në ekipe të tjera italiane të Seria B. Klubi i Seria B kërkon në këtë merkato të shesë kartonin e tij, ndërkohë që Leeds United, skuadër e Premiership në Angli, i afron 450 mijë euro Katania. Kjo e fundit kërkon 700 mijë euro për kartonin e tij, ndërkohë që klubi italian po sheh edhe mundësinë e huazimit. Sakaq, në bazë të bisedimeve më të fundit mësohet se për sulmuesin shqiptar interesohet edhe skuadra tjetër e Seria B, Latina. Katania i ka kërkuar ekipit ekipit të Latina-s sulmuesin Crimi dhe marrëveshja mund të arrihet në bazë të një shkëmbimi me sulmuesin e kombëtares sonë, Çani. Deri në fundjavë pritet që Katania të vendosë për të ardhmen e Edgar Çanit, teksa ofertat për 25 vjeçarin e sulmit kuqezi nuk mungojnë. Për momentin, vetë Çani po sheh edhe të ardhmen me ekipin e Barit, megjithëse vendos klubi që zotëron kartonin e tij dhe me shumë gjasa do të pranojë një nga dy ofertat, të Leeds apo të Latina.
KOHA JONË SONDAZH

