
Evertoni vijon të vuajë në Premier League. Skuadra e Acncelottit pësoi një humbje minimale përballë Leed United. Ekipi i drejtuar nga Bielsa do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes 11 minuta nga fundi i ndeshjes.
Raphinha lëshoi një të majtë spektakolare nga distanca, duke lënë të shtangur Pickford, i cili me gjithë zgjatjen që bëri nuk arriti të kapte topin.