Legjenda e Padelit, Ale Salazar në FIP Platinum Albania: Atmosferë unike në Sheshin Skënderbej

Kryeqyteti shqiptar po mirëpret një nga emrat më të mëdhenj të padelit botëror, Ale Salazar, e cila ka ndarë emocionet e saj pas debutimit në turneun ndërkombëtar FIP Platinum Albania, të zhvilluar në zemër të Tiranës.

Legjenda e këtij sporti, me 58 tituj në karrierë, u shfaq e emocionuar pas ndeshjes së saj të parë në turne, duke vlerësuar veçantinë e ambientit ku po zhvillohet aktiviteti, në Sheshi Skënderbej.

“Ishte e mrekullueshme të luaja në Sheshin Skënderbej. Qyteti e ka organizuar turneun në mënyrë perfekte. Është një emocion ndryshe nga çdo përvojë tjetër në karrierën time”, u shpreh Salazar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen hapëse, Salazar së bashku me spanjollen e re Ale Alonso triumfuan ndaj çiftit Camilla Fassio dhe Anastasiia Ryzhova me rezultatin 6-2, 6-2, duke siguruar një start të fortë në turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turneu FIP Platinum Albania organizohet në bashkëpunim mes Federatës Ndërkombëtare të Padelit dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke sjellë në Tiranë disa nga emrat më të mëdhenj të padelit ndërkombëtar dhe duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të rëndësishme të këtij sporti në rritje globale.

Salazar vlerësoi gjithashtu zhvillimin e padelit në botë, duke theksuar se sporti po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme zgjerimi dhe profesionalizimi.

“Padeli po rritet shumë shpejt në mbarë botën dhe jam krenare që jam pjesë e këtij zhvillimi”, shtoi ajo.

Në përfundim, kampionia spanjolle u shpreh optimiste për ecurinë e saj në turne. “Shpresoj të fitoj sa më shumë ndeshje dhe, pse jo, edhe finalen e së shtunës”, tha ajo.

/gj.m/a.f/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?