Legjenda Kevin Keegan diagnostifikohet me kancer

Kevin Keegan po përballet me një nga sfidat më të vështira të jetës së tij. Legjenda e futbollit anglez, 74 vjeç, është diagnostikuar me kancer, një lajm që është bërë publik nga familja e tij pas disa ditësh shtrimi në spital. Ish-sulmuesi kishte paraqitur dhimbje të forta abdominale, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar diagnozën e rëndë.

Përmes një komunikate zyrtare, familjarët kanë kërkuar mirëkuptim dhe respekt për privatësinë gjatë kësaj periudhe delikate, duke sqaruar se nuk do të ketë informacione të tjera mbi gjendjen shëndetësore të Keeganit.

Mesazhet e mbështetjes nuk kanë munguar. Neëcastle dhe Liverpool, dy nga klubet ku Keegan ka lënë gjurmë të pashlyeshme në vitet ’70 dhe ’80, kanë reaguar në rrjetet sociale duke i uruar shërim sa më të shpejtë ish-kampionit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ikonë absolute e futbollit anglez, fitues i dy “Topave të Artë” dhe trajner karizmatik, Kevin Keegan vazhdon të mbetet një figurë e dashur për botën e futbollit, që sot është e bashkuar në mbështetjen ndaj tij dhe familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?