Legjendat e futbollit kundër Infantinos, kërkohet largimi i tij nga FIFA: Mjaft më

Një grup ish-yjesh të futbollit ndërkombëtar ka dalë hapur kundër mënyrës se si po drejtohet FIFA nën presidencën e Gianni Infantinos, duke kërkuar reforma të thella në qeverisjen e futbollit botëror.

Mes firmëtarëve janë Robert Pires, Juan Sebastian Veron dhe Mikael Silvestre. Në një deklaratë të bërë publike nga Silvestre, ish-futbollistët kritikojnë vendimet e marra pa konsultim të mjaftueshëm me lojtarët dhe tifozët.

Sipas tyre, futbolli është larguar nga disa prej vlerave të tij themelore dhe zëri i atyre që janë pjesë e drejtpërdrejtë e sportit është lënë pas dore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kërkojnë që lojtarët dhe tifozët të kenë përfaqësim real në vendimmarrjen e FIFA-s, duke theksuar se ndryshimi duhet të nisë nga baza e futbollit dhe të përfshijë të gjitha nivelet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndryshimi është i nevojshëm. Mjaft më”, thuhet në deklaratë, ndërsa legjendat premtojnë se nuk do të heshtin më për mënyrën se si drejtohet futbolli botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?