Leipzig mbyll transferimin e Simons për 50 milionë euro
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2025/01/simons.jpg)
Xavi Simons do të jetë një lojtar i Leipzig, pasi klubi gjerman do të paguajë plot 50 milionë euro në arkat e PSG-së. Sipas medieve gjermane lojtari i talentuar holandez do të jetë një futbollist i Lajpcigut deri në 2027-ën.
21-vjeçari ka luajtur me skuadrën gjermane që prej 2023-it ku u transferua me formulën e huazimit. Përveç shifrës prej 50 milionë eurosh, mësohet se PSG-ja do të arkëtojë edhe një shifër tjetër, e cila nuk është saktësuar ende pasi do të ketë lidhje me paraqitjet e lojtarit në fushë.