Leipzig shkatërron me 5 gola Mainz-in, Werner shkëlqen me tripletë (VIDEO)

Leipzig është rikthyer në rrugën e fitoreve në Bundesligë, duke shkatërruar 5-0 Mainz-in. Sulmuesi gjerman Timo Werner ishte protagonist i padiskutueshëm, pasi arriti të dërgojë topin në rrjetë plot tre herë dhe të shkojë në kuotën e 24 golave sezonal, vetëm 3 më pak se kryegolashënuesi i kampionatit ,Robert Lewandowski.

Werner zhbllokoi sfidën që në minutën e 11-të, ndërsa Poulsen dhe Sabitzer shënuan gjithashtu në portën e Mainz, duke vulosur suksesin e Leipzig që në 45-minutëshin e parë të takimit.

Werner nuk kishte ndërmend të ndalej, pasi në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera, gola këta që i vlejnë më shumë për statistikat personale. Me këtë triumf, Leipzig u ngjit në vendin e tretë me 54 pikë, 7 më pak se Bayern Munich që kryeson renditjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?