Leo Messi në Dubai, edhe një çmim si Lojtari më i Mirë 2015
Leo Messi pak ditë para se të shpallet fituesi i Topit të Artë, ku ai është favorit, por duhet ta fitojë zyrtarisht garën me Ronaldon dhe Neymar, ka fituar një çmim tjetër individual.
Nga Dubai ku ndodhet me ekipin e tij, Messi ka shkruar se “është nder që marr çmimin e Lojtarit më të Mirë 2015, dhënë nga “Globe Soccer Awards”.
Më tej Messi shënoi se kjo arritje bëhet edhe më e madhe duke qenë se Barcelona u shpall në Dubai po nga “Globe Soccer Aëards” si ekipi më i mirë i Vitit.
Një ditë më parë UEFA i dha Leo Messit çmimin e golit më të bukur të vitit, që shënoi ndaj Bayer Mynich.
KOHA JONË SONDAZH

