Leo Messi synon golin numër 500 në “El Clasico”

Janë të dy argjentinas, por kush është lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi apo Diego Armando Maradona? Debati  do të mbizotërojë gjithmonë, pasi 5 herë fituesi i “Topit Artë” me klasin, stilin dhe personalitetin që shfaq në fushën e lojës ngjason gjithnjë e më shumë me “El Pibe de Oro”.

Në ndeshjen mes Argjentinës dhe Bolivisë, takim në të cilin shënoi golin numër 499 në karrierë, Lionel Messi i mahniti të gjithë me lojën dhe driblimet e tij. Rasti i minutës së 60’, kur Leo dhuron spektakël me futbollistët kundërshtarë që edhe pse të shumtë në numër që nuk arrinin dot ta frenonin, tregoi se Messi edhe në kombëtare po bën gjithçka mirë, sikurse te Barcelona. Të shtunën luhet në “Camp Nou” El Clasico, dhe në një sfidë të tillë kaq të rëndësishme gjëja më kryesore për tifozët e Barçës dhe trajnerin Luis Enrique është që Messi vjen në një formë fantastike dhe mbi të gjitha i motivuar për duelin ndaj Realit.

I intervistuar nga mediat në përfundim të sfidës mes Argjentinës dhe Bolivisë, 28-vjeçari la të kuptohej se vëmendja e tij tashmë e gjitha te El Clasico, takim në të cilin synon të realizojë edhe golin e tij të 500 në karrierë. Deri tani Messi ka shënuar 449 gola me fanellën e Barcelonës dhe me të Argjentinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

– “Do të ishte diçka me të vërtetë shumë e bukur për mua ta arrija këtë shifër në një sfidë ndaj Realit sidomos nëse goli im do t’i jepte avantazhin skuadrës”, u shpreh Messi, 5 herë fituesi i “Topit të Artë”. Fitorja e mundshme ndaj Real Madridi do të afronte Barcelonën më pranë titullit Kampion në La Liga.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?