Lerda: Ndjenjë e çuditshme të luash pa tifozë, të ruajmë vazhdimësinë
Fitorja në derbi i ka dhënë një tjetër shtysë Partizanit, që nuk e ka nisur mirë kampionatin. Trajneri Franco Lerda, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Teutës, konfirmoi se pret një tjetër fitore. Mungesa e tifozëve sipas Lerdës mund të ndikojë negativisht te skuadra e tij, pasi fansat e kuq janë një shtysë e madhe për Partizanin.
“Ishte shumë e rëndësishme për aspektin psikologjik së pari. Mendoj se kjo fitore që na bën të kërkojmë vazhdimësinë që në ndeshjen me Teutën.
Teuta? Janë në formë dhe renditen të parët. I respektojmë siç kemi bërë me të gjithë, por kemi besim te forcat tona. Është një nga rivalët kryesorë, por do bëjmë maksimumin të fitojmë këtë ndeshje.
Telushi dhe Boldor? Janë stërvitur dhe rikuperuar dhe do jenë gati për ndeshjen me Teutën.
Teutën e keni ndjekur më shumë apo më pak se Tirana? Për sa i përket Tiranës, unë kam ndjekur një ndeshje në stadium, por të tjerat i kam parë në video. Unë i ndjek të gjithë kundërshtarët nëpërmjet videove.
Ndeshja pa tifozë? Do jetë një handikap për ne të luajmë pa tifozë. Uroj të mos ndodhë, por do jemi gati ta përballojmë këtë situatë.
Trashi? Të shohim në stërvitje. Do e shohim. Kemi besim se do të bëhet gati. Dje nuk u stërvit me ekipin për shkak të goditjes në kavilie.
Loja në derbi? Kur fiton një ndeshje të rëndësishme mund të këta ke gjykime jo të ekuilibruara. Nuk shihen gabimet që bën skuadra. Taktikisht bëmë një ndeshje të mirë. Në aspektin teknik bëmë disa gabime, kurse nga motivimi ishte top.
Mungesa e tifozëve? E kam provuar të luaj pa tifozë si lojtar dhe trajner, është një ndjenjë e çuditshme. Shpresoj të mos ndodhë. Nëse ndodh, atëherë do të mundohemi ta përballojmë këtë situatë.
Pika e fortë e kundërshtarit? Teuta është mirë në mesfushë dhe në sulm. Ndaj nesh u mungon një mbrojtës i rëndësishëm që për momentin nuk i kuptoj emrin. Sa i takon aspektit ofensiv ata janë një skuadër shumë e fortë”, deklaroi Lerda.