Letra e tifozit 10 vjeçar të United, Klopp i kthen përgjigje fantastike
“Të lutem, mos fitoni më ndeshje”, ishte mesazhi i një letre të një tifozi të Manchester United, 10 vjeç, drejtuar Jurgen Klopp. Mendohej se kjo letër do të kalohej pa i kushtuar shumë vëmendje, por Klopp ka befasuar, duke i kthyer një përgjigje fantastike djaloshit nga Mançesteri.
“Fatkeqësisht, në këtë rast unë nuk mund ta pranoj kërkesën tuaj, jo në këto kushte. Sa më shumë që ju dëshironi që Liverpool të humbasë, është detyra ime të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar Liverpoolin të fitojë, pasi ka miliona njerëz në të gjithë botën që duan që kjo të ndodhë, kështu që unë me të vërtetë nuk dua t’i lë ata në baltë.
“Për fat të mirë për ju, ne kemi humbur ndeshje në të kaluarën dhe do të humbasim ndeshje dhe në të ardhmen, sepse ky është futbolli.
“Problemi është kur jeni 10 vjeç, ju mendoni se gjërat do të jenë gjithmonë siç janë tani, por nëse ekziston një gjë që mund t’ju them si një 52-vjeçar që jam, është se kjo nuk do të ndodhë përfundimisht”, shkroi mes të tjerash Klopp. Një përgjigje fantastike.