Leverkusen, 32 ndeshje pa humbje

Bayer Leverkusen arrin një tjetër rezultat pozitiv, duke i çuar në 32 ndeshjet pa humbje në këtë sezon në të gjithë aktivitetet. Fitorja 2-1 në fushën e Heidenheim nuk ishte e lehtë, por i mjaftoi ekipit të Aspirinave të barazonte rekordin e Bayern Munchen.

Një 3-pikësh për Leverkusen që e çon në 8 diferencën me Bayern e vendit të dytë, që do të luajë ndeshjen me Bochum. Golat në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso u realizuan nga Frimpong në fundin e pjesës së parë dhe Adli në të 81’.

Përpjekjet e vendasve sollën vetëm 1 gol në minutën e 86’ me autor Kleindienst. Bayer Leverkusen synon titullin kampion në Gjermani për herë të parë prej vitit 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?