Leverkusen fiton me “poker” golash ndaj Frankfurtit

Bayer Leverkusen regjistroi një fitore të thellë me rezultatin 4-1 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, në sfidën e javës së 24-t në Bundesligë.

“Aspirinat” ishin dominues nga fillimi dhe shënuan tre gola të shpejtë me Tella, Mukiele dhe Schick. Goli i Ekitike në pjesën e parë për vendasit, kishte vetëm vlerë statistikore.

Në të dytën, skuadra e Alonsos shënoi edhe një gol tjetër me Garcian, për të vulosur takimin në 4-1. Leverkusen mban vendin e dytë me 53 pikë, 8 pikë më pak se Bayerni kryesues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?