Leverkusen refuzon ofertën e Realit për super talentin e saj

Ndodh që edhe në periudhë krizë nga pandemia e Covid-19, të refuzohen plotë 80 milionë euro. Sipas gazetës “Bild”, Bayer Leverkusen ka hedhur poshtë propozimin e Real Madridit për Kai Havertz.

20-vjeçari i cili ka spikatur këtë sezon ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe është në orbitën e skuadrave të mëdha europiane, mes tyre edhe të Bayernit.

“Los Blancos” janë shprehur të gatshëm për ta lënë futbollistin edhe për një tjetër sezon te Leverkusen, por klubi gjerman ka kërkuar më shumë kohë. Liverpooli dhe Juventus janë dy skuadrat e tjera që kanë gati oferta konkrete. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP