Leverkuseni fiton në fund ndaj Augsburg, shpallet kampion dimri në Bundesligë (VIDEO)
Bayer Leverkusen mori një fitore të rëndësishme në sekondat e fundit, 0-1 në fushën e Augsburg. “Aspirinat”, ishin superior për pjesën më të madhe të takimit, megjithatë për të gjetur golin e fitores u desh të vinte minuta e 94.
Heroi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Xavi Alonso ishte Palacios që nuk gaboi në zonën kundërshtare dhe me një goditje të bukur mposhti portierin Dahmen.
Bayer Leverkusen u shpall Kampione e Dimrit teksa Aspirinat ngjiten në kuotën e 45 pikëve në vend të parë, katër më shumë se ndjekësit e Bayern Munich.

KOHA JONË SONDAZH

