Leverkuseni shkatërron me “poker”  Werder Bremen-in  e Rashicës (VIDEO)

Werder Bremen i Milot Rashicës është gjithmonë e më shumë drejt rënies nga Bundesliga. Në ndeshen përmbyllëse të javës së 26-të të elitës së futbollit gjerman, “Aspirinat” fituan 4-1 në fushën kundërshtare, duke e ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me Leipzigun e vendit të katërt.

Havertz, zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, i shërbyer nga Diaby, por vetëm dy minuta më vonë Selassie ktheu baraspeshën në rezultat. Gëzimi i vendasve zgjati dy minuta, pasi Havertz realizoi të dytin personal, duke rikthyer epërsinë në favor të miqve.

Gjatë pjesës së dytë, “Aspirinat” shënuan edhe dy herë të tjera rrjetën me Wiser dhe Demirbay, për rezultatin përfundimtar 1-4. Milot Rashica luajti titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 85-të, por pa mundur të lërë shenjë në këtë sfidë.

Image

SHKARKO APP