Lëvizje surprizuese, Mario Mitaj transferohet në Seria A

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është shumë pranë rikthimit në futbollin europian. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Genoa ka mbyllur marrëveshjen me Al Ittihad për transferimin e 22-vjeçarit shqiptar.

Mitaj, i cili aktivizohet kryesisht si mbrojtës i majtë, mund të luajë edhe më i avancuar në mesfushë, madje në raste të veçanta edhe si mesfushor defensiv, megjithëse ky nuk është pozicioni i tij natyral.

Pas eksperiencës në futbollin rus, Mitaj u transferua në janar të vitit 2025 te Al Ittihad në Arabinë Saudite, ku firmosi një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028. Tashmë ai është gati të nisë një aventurë të re në Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, kartoni i Mitajt kap vlerën e 6 milionë eurove. Në ditët në vijim ai pritet t’i bashkohet Genoas dhe të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Daniele De Rossi, i cili e konsideron një element të rëndësishëm për skuadrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?