Lewandowski kalon Raul, vetëm Ronaldo dhe Messi janë para tij në podiumin e golave në Champions

9 minuta i mjaftuan Robert Lewandowskit për të zhbllokuar sfidën ndaj Lazios, e vlefshme për fazën e 1/8-ve. Ky gol në fakt është shumë i rëndësishëm për bomberin polak, që e bën atë golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e Champions League.

32-vjeçari deri më tani ka shënuar 72 gola në 95 ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke kaluar Raul, i cili ka realizuar 71 gola në 142 ndeshje. Pranë legjendës së madrilenëve është edhe Benzema, me 69 gola në 125 ndeshje.

Në vendin e parë qëndron Cristiano Ronaldo me 134 gola në total, ndërkohë që Messi deri më tani ka shënuar 119. Argjentinasi ka zhvilluar 27 ndeshje më pak se portugezi.

Goli kundër Lazios për Lewandowskin ishte i 32 këtë sezon në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Deri më tani ai ka shënuar 25 gola në fazën me eliminim direkt në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/

Golashënuesit më të mirë në historinë e Championsit

  1. Cristiano Ronaldo: 134 gola në 175 ndeshje
  2. Leo Messi: 119 gola në 148 ndeshje
  3. Robert Lewandowski: 72 gola në 95 ndeshje
  4. Raul Gonzalez: 71 gola në 142 ndeshje
  5. Karim Benzema: 69 gola në 125 ndeshje

 

 

 

 

 

SHKARKO APP