Lewandowski: Nuk e shoh si ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë, mund të kualifikohemi!

Polonia do të përballet me Shqipërinë më 26 mars në Varshavë, në një sfidë vendimtare të fazës “play-off” për Kupa e Botës FIFA. Në prag të kësaj përballjeje, sulmuesi kryesor i polakëve, Robert Lewandowski, ka theksuar rëndësinë maksimale të ndeshjes, duke e cilësuar atë si një “gjysmëfinale” që duhet fituar patjetër.

“Nuk po i qasem aspak ndeshjes ndaj Shqipërisë sikur të ishte loja ime e fundit me kombëtaren. Po e trajtoj si një gjysmëfinale ‘play-offi’ që duhet ta fitojmë”,u shpreh kapiteni i Polonisë.

Ai shtoi se objektivi i vetëm është kalimi në finalen e “play-off”-it dhe sigurimi i një bilete për në Botëror, duke nënvizuar rëndësinë e lojës në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm si ekip, së bashku, mund të arrijmë këtë kualifikim. Ky është qëllimi për gjithë Poloninë dhe do të bëjmë gjithçka për ta realizuar”, deklaroi Lewandowski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?