Lewandowski: Ronaldo dhe Ramos më donin te Real Madrid!

Robert Lewandowski në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën “Sport” ka rrëfyer prapaskenat e një interesimi të madh të Real Madridit për të. I pyetur nëse është e vërtetë që tri vite më parë, pasi luajti kundër Real Madridit me Bayernin, CR7 dhe Ramos i thanë se ai duhej të luante me ta, polaku konfirmoi: “Po, ata më donin te Real Madridi. Unë mund të shkoja në Ligën Spanjolle, ose në ndonjë vend tjetër, por kjo nuk ishte gjëja më e rëndësishme. Bayern Munich është një klub i shkëlqyer. Aty kam arritur nivelin tim maksimal dhe ende dëshiroj të bëj mirë.

Unë e kaloj lojën duke lëvizur, në kërkim të topit. Nëse kam shënuar një gol, dua edhe një tjetër. Nëse kam tre, duhet të shënoj të katërtin. Për mua, nëse je duke kaluar një kohë të mirë, nëse e do sportin, nëse do të shënosh gola, kurrë nuk ngopesh. Asgjë nuk është e mjaftueshme në futboll”, deklaroi Lewandowski.

SHKARKO APP