Lewandowski shkon në Librazhd, kryebashkiaku Disha u jep lajmin e madh tifozëve të Sopotit
Skuadra e Sopotit të Librazhdit pritet të zhvillojë shumë shpejt një ndeshje miqësore ndërkombëtare. Kjo sfidë do të luhet ndaj ekipit të Motor Lublinit që militon në elitën e futbollit në Poloni.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Librazhd, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Polonisë në fushën e sportit dhe promovimit të marrëdhënieve mes komuniteteve.
Miqësorja është dakordësuar gjatë vizitës që Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, po zhvillon prej dy ditësh në Poloni, i cili është po ai që ka njoftuar mbështetësit e Sopotit për këtë sfidë interesante.
Kështu, në stadiumin e Librazhdit do të “zbarkojë” Lewandowski. Sigurisht nuk bëhet fjalë për Robert Lewandowskin që ka luajtur me Bayern Munich dhe Barcelonën, por për Franciszek Lewandowski, një mesfushor që aktivizohet e Lublin në Poloni.
KOHA JONË SONDAZH

