Lezhë: Elio Dedaj, talenti në futboll dhe kapiteni i “Besëlidhjes” U-15

Nga Jak Rrozhani

Me aktivizimin e tij si futbollist në fushën e blertë, në maj 2015 deri në korrik 2020, talenti nè futboll Elio Dedaj, ka luajtur në 147 ndeshje, duke shënuar 100 gola, ku 95 prej tyre kanë qenë zyrtare, duke shënuar 51 gola dhe 52 miqësore, me 49 gola. Një tregues pozitiv për talentin dhe të ardhmen e këtij lojtari energjik, në pozicionin si futbollist mesfushor dhe organizator, duke luajtur edhe në pozicione të tjera, aty ku ka nevojë ekipi.

Elio Dedaj, aktivizohet si lojtar i formacionit bazë në ekipin “Besëlidhja” U – 15, në Lezhë në futboll, ku këtë sezon futbollistik ka mbajtur mbi fanellë nr. 10 dhe në krah shiritin e kapitenit, duke ia besuar me meritë trajneri i tij, Edmond Loshi.

Duke spikatur me lojën e bukur, plot pasion, talent e temperament, me përgatitje fizike, teknike dhe taktike që ai ka edhe si goditësi i të gjitha goditjeve këndore në të dy krahët e lojës.

Futbollisti Elio Dedaj, është ekzekutuesi i 11 metërshave që akordohen në favor të skuadrës së tij, të kthyera në gola.

Cilësi dhe aftësi të futbollistit të talentuar Elio Dedaj, duke premtuar se në të ardhmen do të shkëlqejë në fushën e blertë dhe do te jetë i preferuar nga skuadra të ndryshme.

Siç e përcakton edhe trajneri i skuadrës “Besëlidhja” U – 15, Edmond Loshi:

“Elios i besuam shiritin e kapitenit të skuadrës, të cilin e ka merituar plotësisht si lojtar inteligjent, me përgatitje fizike, teknike e taktike e goditje potente, me mbështetjen dhe kujdesin në çdo kohë të babait, gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv Martin Dedaj.

SHKARKO APP