Liga Ballkanike, Vllaznia nuk ka 15 mijë euro për t’u regjistruar

Vllaznia e Shkodrës me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballanike të Basketbollit për arsye financiare. Skuadra kampione e Shqipërisë nuk ka fonde për të paguar 15 mijë euro që duhen për t’u regjistruar në këtë turne, që sezonin e kaluar u fitua nga Sigal Prishtina.

Drejtuesit e Shoqatës së Vllaznisë kanë konfirmuar se nuk i kanë mjetet financiare për të marrë pjesën në Ligën Ballkanike, që një vit më parë u mundësua falë mbështetjes së Federatës Shqiptare të Basketbollit. Këtë sezon, federata nuk ka ndërmend ta paguajë shumën që duhet për regjistrim, ndërkohë që edhe Bashkia e Shkodrës, për arsye të vonesave në konstituimin e këshillit të ri bashkiak dhe nisjes së punës nga kryetari i ri i Bashkisë nuk e siguron këtë shumë.

Në këto kushte, pjesëmarrja është në dyshim për të mos thënë se ekzistojnë pak shanse që Vllaznia, për të dytin vit radhazi, të jetë pjesëtare e kësaj Lige. Ditë më parë, u fol për pjesëmarrjen e Tiranës në Ligën Ballkanike, kjo duket e pamundur sepse edhe klubi kryeqytetas nuk ka financa të mjaftueshme për të përballuar këtë aktivitet. Presidenti i shoqatës Vllaznia, Sokol Dibra, ka bërë të mundur afrimin e disa basketbollistëve të huaj,  ka marrë përsipër shpenzimet jo të pakta që duhen për udhëtimet në ndeshjet e Ligës Ballkanike, por nuk siguron shumën e pjesëmarrjes nëse Bashkia e Shkodrës nuk ndërhyn dhe siguron paratë për pjesëmarrjen e Vllaznisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?