Liga Ballkanike, Vllaznia nuk ka ku të stërvitet, para ndeshjes ikin tre basketbollistët e huaj

Liga Ballkanike në basketboll për meshkuj, aktivitet  në të cilin merr pjesë ekipi i Vllaznisë së Shkodrës rikthehet me datë 14 janar me ndeshjen e radhës. Kalendari ka përcaktuar që kjo ndeshje të luhet në Malin e Zi, mes ekipit vendas Mornar dhe kuqebluve të Vllaznisë. Në pritje të kësaj ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj, është e përfshirë nga një seri problemesh, ku pas festave të fundvitit mbetet mangësia e kushteve të stërvitjes. Kjo për arsye sepse pallati i sportit “Qazim Dervishi” vijon të jetë i padisponueshëm, jo vetëm për ekipin e basketbollit, por edhe për të gjitha ekipet e lojërave me dorë të klubit shumë sportesh “Vllaznia”, të cilët këtë mjedis sportiv e kanë si të vetmin alternativë për zhvillimin e seancave stërvitore. Më parë pengesë ishte dëmtimi i parketit, i cili pati shfaqur probleme shumë serioze duke e bërë të pamundur zhvllimin e stërvitjes, por edhe të ndeshjeve zyrtare. Ndërkohë, me një vendim të baskisë së Shkodrës, pallati ëshët mbyllur për rishtrimin edhe një herë të parketit nga e para. Si të mos mjaftonte ky problem,para ndeshjes së radhës Vllaznisë po i largohen disa nga lojtarët më të mirë. Mësohet se pas sllovenit Mirza Sarajlia i cili u largua përpara ndërrimit të viteve, në fundjavë i kanë dhënë lamtumirë Vllaznisë edhe dy të huaj të tjerë, Gavraniç dhe Pajoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?