Liga e Diamantit/ Luiza Gega renditet e teta në pistën e Doha-s

Atletja Luiza Gega është klasifikuar në vendin e tetë në garën e 3000 metrave me pengesa, zhvilluar në Doha, në etapën e parë të Ligës së Diamantit 2021.

Në këtë garë morën pjesë 14 atlete dhe Gega, në përfundim të saj, dha kohën 9’34”20, duke u klasifikuar e teta.

Kjo nuk është koha më e mirë e atletes kuqezi, që ka si rekord 9’19”93 në këtë disiplinë. Gjithsesi, kjo garë ishte një test i mirë për atleten kuqezi, që përgatitet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luiza Gega ka siguruar kualifikimin në Olimpiadë dhe prej kohësh përgatitet për këtë event të rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?