Liga e Kampionëve, Manchester City-Juventus supersfida e mbrëmjes

Liga e Kampionëve do të luaj sot në mbrëmje 8 përballjet e para të edicionit të ri të saj, ku sfida mes Manchester City-t dhe Juventusit është padyshim dhe më e forta.

Në orën 20:45 në tetë stadiume do të luhen takimet e para të grupeve: A, B, C, D. Në grupin A, përballë do të jenë PSG-Malmo dhe Real Madrid-Shaktar. Në grupin B, PSV-Manchester United dhe Wolzburg-CSKA Mosca. Në grupin C, Benfika-Astana (skuadër debutuese në Ligën e Kampionëve) dhe Gallatasarai-Atletiko Madrid.

Në grupin D, luhet supersfida e “Etihad Stadio”, ku përballë janë Manchester City dhe Juventus, si dhe takimi tjetër mes Siviljas dhe Bayern Mynchengladbach.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Juventusit ne "Etihad Stadiom"

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon supersfidës që do të luhet në Angli, nënkampionët e Premier Ligës dhe fituesit e Seria A paraqiten me nga një mungesë të rëndësishm. Sergio Aguero dhe Claudio Marchisio do të jenë mungesat e mëdha të përballjes në “Etihad Stadium”.

Siç mësohet nga faqja zyrtare e skuadrës së Manchester City, sulmuesi argjentinas Sergio Agüero, i cili u dëmtua në gju të shtunën në kampionatin e Anglisë ndaj Crystal Palace, do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve të martën, bënë të ditur burime nga klubi. “Sergio nuk është i disponueshëm, deklaroi trajneri Italian i ekipit, Pelegrini.

Ai ka marrë një goditje të fortë në gju”. Por, në ndeshjen e të martës nuk do të jetë as Claudio Marchisio, i cili mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundjavës ndaj Chievos. “Prinici” i bardhezinjëve vinte pas një tërheqje muskulare dhe në fund të pjesë së parë ndaj Chievos u detyrua të linte fushën. Sipas stafit mjekësor, mesfushori bardhezi do të rrijë 4-javë larg fushave. Manchester City është në grupin D bashkë me Juventusin, Monchengladbach dhe FC Sevilja

 

Panorama e ndeshjeve të para të Ligës së Kampionëve:

Sot:      Ora 20:45                  

Grupi A

PSG- Malmo

Real Madrid- Shaktar

Grupi B

PSV-Manchester United

Wolzburg-Cska Mosca

Grupi C

Benfica-Astana

Gallatasaria-Atletico Madrid

Grupi D

Manchester City-Juventus

Sivija- Mynchengladbach

 

Nesër:

Grupi E

Bayern Leverkusen-Bate Borizov

Roma-Barcelona

Grupi F

Dinamo Zagreb-Arsenal

Olimpiacos-Bayern Mynich

Grupi G

Chelsea-Maçabi Tel Aviv

Dinamo Kiev-Porto

Grupi H

Gent-Lion

Valencia-Zenti San Peterzburg

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?