Lika: Imitoj Cristiano Ronaldon, golin ndaj Teutës ia dedikoj motrës time
Gresild Lika shënoi një supergol në takimin kundër Teutës, duke i dhënë një pikë Luftëtarit. Pas ndeshjes, 22 vjeçari foli për Supersport, aty ku tha se kishte punuar shumë në këto goditje standarte, si dhe pati një dedikim për golin.
Pikë së pari, këtë gol dua t’ia dedikoj motrës time, që mbushi 17 vjeçe dje dhe dua t’i uroj edhe 100 vite. Luajtëm kundër një skuadre pretendente për titull. Kisha punuar në këto goditje dënimi dhe jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova skuadrën të merrnin këtë pikë.
Jemi të gjithë çuna të rinj Luftëtarin e shohin pak a shumë si trampolinë për të ardhmen. Kemi objektiva dhe do të punojmë deri në fund për të synuar të arrijmë. Sa vjeç jam unë? 22.
Deri më tani, nuk ka ndodhur të na thotë ndonjë: Pse merreni me ne, pse na merrni pikë neve. Unë imitoj idhullin tim, Cristiano Ronaldon”, tha Lika.