Lille befason Romën në “Olimpico”, verdhekuqtë humbasin 3 herë penalltinë
Roma ka dalë e mundur 1-0 në “Olimpico” ndaj Lille, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Europa League, duke regjistruar kështu disfatën e parë europiane dhe të dytën sezonale pas asaj në kampionat ndaj Torinos në shtator.
Takimin e vendosi goli i shpejtë i islandezit Haraldsson, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes verdhekuqe. Ekipi i Gasperinit pati vështirësi të krijonte raste të rrezikshme dhe, kur dukej se mund të shpëtonte të paktën një pikë me një penallti në minutat e fundit, ndodhi e pabesueshmja: verdhekuqtë e humbën penalltinë tri herë radhazi, dy herë Dovbyk dhe një herë Soulé për shkak të përsëritjeve të vendosura nga arbitri Lambrechts pas dy shkeljeve të ndryshme.
Skuadra e Genesios mbetet kështu në krye të grupit me pikë të plota, ndërsa Roma sheh të komplikohet rruga e saj drejt kualifikimit.

KOHA JONË SONDAZH

